Ndër portierët më të mirë, Arjan Beqaj, i cili mbron edhe për kombëtaren e Shqipërisë është duke e diskutuar të ardhmen e tij.
Gjatë vetës i përfundon kontrata me Anorthosis Famagusta në Qipro. Portieri nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të firmosë kontratën e fundit në karrierën si profesionist me klubin aktual, por edhe pse është një prej elementëve më të rëndësishëm të qipriotëve, mosha e tij (33 – vjeçare) e madhe përbën një pengesë.
Një prej alternativave për Beqajn është rikthimi tek OFI në kampionatin grek. Skuadra nga Kreta do të luajë në fazën “play-off” për të pretenduar që të ngjitet sërish në Superligën greke, objektiv që nuk e realizuan në mënyrë direkte vetëm për tri pikë në kampionat.









