Home » Kampionati Italian » Benitez nënshkruan kontratë dy vjeçare me Interin

Benitez nënshkruan kontratë dy vjeçare me Interin

Rafael Benitez edhe zyrtarisht ka firmosur dy vjet me skuadrën e Interit, kampion në fuqi i Evropës, njëherësh fitues i kupës dhe kampion i Italisë.

Prezantimi i tij pritet të bëhet të enjten ose të premten. Mësohet se Benitezi bashkë me vete në “Gjyzepe Meaca” do të merr edhe Amadeo Karbonin, i cili do të luaj rolin e ndihmësit dhe këshilltarit si dhe Maurisio Pellegrinin i cili do të jetë ndihmës i parë i tij dhe i cili së bashku me Havier Zanettin do të ketë për detyrë për të gjetur talent nga Amerika Jugore.

Qëllimi i Benitezit është që bashkë me Interin të fitojë Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Italisë me çka do të kishte barazuar rekordin e vitit të kaluar të arritur nga Barcelona, kur skuadra nga “Kamp Nou” arriti të fitoj 6 tituj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni