Home » Futboll » Benayoun shkon në Chelsea

Benayoun shkon në Chelsea

Njëri prej mesfushorëve më të dalluar te skuadrës së Liverpoolit, Yossi Benayoun, është afër nënshkrimit të kontratës me klubin blu, Chelsea, kampion i ri i Anglisë.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Benayoun llogaritet si zëvendësim i mundshëm i futbollistit Joe Cole, i cili u largua nga Chelsea pasi i skadoi kontrata me blutë. Filozofia e Chelsea është të sjellë sa më shumë futbollistë të ri, por edhe 30-vjeçar siç është Benayoun.

Mediat angleze shkruajnë se Chelsea ka arritur marrëveshje me Benayoun për një kontratë katërvjeçare, por kjo çështje ka mbetur të zgjidhet mes klubeve dhe të paguhet dëmshpërblimi 6 milionë funte.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni