Home » Kampionati Gjerman » Bayerni ndalet në Köln

Bayerni ndalet në Köln

Kampioni i Gjermanisë, Wolbsburg e ka deklasuar me rezultat 4:1 skuadrën e Bochumit, me të cilën luan futbollisti Mërgim Mavraj.

Mbi 50 mijë shikues në stadiumin “Rhein-Energie” në Köln kanë parë futboll interesant ndërmjet skuadrës së Kölnit dhe kryesuesit të tabelës, Bayernit nga Munich-u, në kuadër të javës së 25-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll.

Javën e kaluar Köln ndali Leverkusenin në Leverkusen madhe edhe ia humbi vendin e parë dhe këtë javë u përkujdes që ta stopoi edhe Bayernin e fuqishëm. Kölni luajti baras para shikuesve të vet me rezultat 1:1.

Në minutën e 28-të Köln kaloi në epërsi falë goli te futbollistit Podolski. Në pjesën e dytë Bayerni pas një angazhimit jashtëzakonisht të madh arriti deri të barazimi i rezultatit.

Pikërisht në minutën e 58-të futbollisti Schweinsteiger arriti të shënoi për rezultatin baras (1:1) dhe me të cilin rezultat përfundoi ndeshja. Bayern mbetet kryesues në tabelë me 53 pikë, duke i shmangur për dy pikë Schalkes 04 që është në vend të dytë me 51 pikë dhe i treti me 50 pikë Leverkuseni më një ndeshje më pak që ka më Nurnbergun.

Ballafaqimi më dramatik i elitës së futbollit gjerman ka qenë në mes skuadrës së Werderit dhe Stuttgardit, i cili përfundoi pa fitues 2:2. Në stadiumin e Bremenit ishin tubuar 38 mijë shikues, ku patën rastin të shohin një mori gola.

Mysafirët udhëhoqën me rezultat 0:2 me golat e shënuar nga futbollistët Pogrebnjak në minutën e 15-të dhe Khedira (42’). Në pjesën e dytë, Werderi zgjohet nga gjumi përkatësisht në minutat e fundit të ndeshjes.

Rezultatin në 1:2 e ka zbutur futbollisti Almeida (75’), ndërsa barazimi vjen në minutën e 81-të. Në këtë minutë shkaktohet penallti për Werderin, të cilën e realizoi me sukses Frings dhe barazohen shifrat.

Stuttgardi ishte afër fitores, por mos përqendrimi në çastet e fundit edhe ia humbi dy pikë të tjera. Si do që te jetë Stuttgardi është i kënaqur edhe me një pikë të importuar nga Bremeni.

Kampioni i Gjermanisë, Wolbsburg e ka deklasuar me rezultat 4:1 skuadrën e Bochumit, me të cilën luan futbollisti Mërgim Mavraj. Golat për kampionin i shënuan: Dzeko (60’e 79’-nga penalltia), Martins (75’) dhe Santana (91’) dhe për mysafirët realizoi Freier (28’).

Mavraj luajti 90 minuta, por pa sukses që të sfidojnë kampionin në fuqi. Skuadra e Hamburger SV fundosi shpresat e Herthas për mbetje në ligë. Skuadra e Hamburger SV shënoi fitore me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga futbollisti Jansen në minutën e 40-të.

Kjo ndeshje ishte shikuar nga 55 mijë shikues. Skuadra e Frankfurtit pësoi debakël në fushë të veten, duke humbur 1:4 nga Schalke 04. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Meier në minutën e 52-të, ndërsa për mysafirët autorë të golave janë: Matip (12’), Höwedes (15’), Rakitic (80’) dhe Kuranyi (89’).

Rezultatet

Hamburg – Hertha 1:0 (1:0)

Freiburg – Hannover 1:2 (0:0)

Bremen – Stuttgart 2:2 (0:2)

Frankfurt – Schalke 1:4 (0:2)

Köln – Bayern 1:1 (1:0)

Wolfsburg – Bochum 4:1 (0:1)

Tabela

1. Bayern 25 15 8 2 51:21 53

2. Schalke 25 15 6 4 40:19 51

3. Leverkusen 24 13 11 0 50:20 50

4. Hamburger 25 11 10 4 44:26 43

5. Werder 25 10 9 6 50:31 39

6. Dortmund 24 11 6 7 36:32 39

7. Stuttgart 25 9 8 8 36:33 35

8. Frankfurt 25 9 8 8 32:36 35

9. Wolfsburg 25 9 7 9 45:46 34

10. Hoffenheim 24 9 5 10 34:29 32

11. Mainz 24 8 8 8 27:32 32

12. M’gladbach 24 8 6 10 34 39 30

13. Köln 25 6 9 10 22:32 27

14. Bochum 25 6 9 10 26 42 27

15. Hannover 25 5 5 15 27:47 20

16. Freiburg 25 5 5 15 23:47 20

17. Nürnberg 24 4 6 14 19:40 18

18. Hertha 25 3 6 16 21:45 15 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni