Home » Liga e Kampionëve » Bayerni dhe Lyoni shkojnë në gjysmëfinale

Bayerni dhe Lyoni shkojnë në gjysmëfinale

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Bayernit nga Munich-u, në ndeshjen e kthimit të Champions League në futboll.

Një fitore pa vlera, pasi humbja në ndeshjen e parë në Munich me shifrat 2:1 e ka mënjanuar nga Champions League. Bayerni shkon tutje, duke iu falënderuar lojës së mrekullueshm në pjesën e dytë.

Pjesa e parë në tërësi i takoi Manchester Unitedit, ndërsa ajo e dyta Bayernit. Një ndeshje e bukur, me veprime të rrjedhme dhe me pesë gola të shënuara. Manchester Unitedi e ka nisur furishëm ndeshjen dhe në minutën e tretë ka kaluar në epërsi.

Rooney i cili pas lëndimit është kthyer me sukses të lartë në fushë, ka shërbyer deri të futbollisti Gibson, i cili nuk fali portierin e Bayernit dhe 1:0.

Pas katër minutave lojë, “Djajtë e kuq” sërish me veprime të rrjedhshme dhe shtojnë epërsinë në 2:0, duke iu falënderuar golit të futbollistit Nani, i cili ishte shërbyer nga Valencia. Vazhdon loja e furishme e skuadrës së Manchester Unitedi dhe fare nuk ndalej. Veprim pas veprimi dhe rezultati 3:0.

Tandemi Valencia-Nani, ky i fundit me mjeshtëri realizoi golin e epërsisë 3:0 pikërisht në minutën e 41-të. Bayerni si gjithmonë është Bayern dhe nuk dorëzohet deri në fund. Loja e shkëlqyeshme e Manchester Unitedit fillon të merr tatëpjetën dhe të ngritet Bayerni.

Olic ishte ai që ktheu shpresat e Bayernit. Muller me dinakëri deri të Olic (minuta e 43-të) dhe ky i fundit nuk fali Van Der Sarin, duke e mposhtur dhe zvogëluar epërsinë në 3:1. Ky gol ndryshoi rrjedhën e lojës e veçmas pas kartonin të dytë të verdhë të futbollistit Rafael në minutën e 50-të. Manchester Unitedi me nje futbollist më pak në fushë nuk ishte në gjendje t’i bëjë ballë presionit të lojës superiore të skuadrës bavareze. Trajneri i Manchester Unitedit, Ferguson, ishte në dilemë të madhe për faktin se 40 minuta të fundit të ndeshjes kishte një futbollist më pak dhe nuk kishte zgjidhje sesi ta ndalte lojën sulmuese të gjermanëve.

Robben mjeshtër i golave, me dinakëri në minutën e 74-të brenda 16-shit e goditi topin bukur nga 14-15 metra dhe në këndin e poshtëm të portierit Van der Sar dhe zbuti epërsinë në 3:2. Rezultat i favorshëm për bavarezët dhe i keq për “Djatë kuq. Bayerni e ruajti rezultatin me sukses të madh dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Champions League, ku do të takohet me skuadrën e Lyonit nga Franca.

Lyoni me gjithë humbjen shkoi tutje

Futbollistët e Lyonit duke iu falënderuar fitores së ndeshjes së parë me rezultat 3:1 në Lyon ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League. Lyoni në ndeshjen e kthimit pësoi humbje me rezultat 1:0 në Bordeaux, por kjo humbje nuk e ndali që të shkoi më tutje. Bordeaux-i nuk ishte në gjendje të anulon epërsinë e ndeshjes së parë, pasi Lyoni u mbrojt me mjaft sukses. Goli u shënuan në minutat e pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45-të nëpërmjet futbollistit Chamakh.

Ky ballafaqim mes dy skuadrave franceze ka qenë dramë në vete, por Lyoni u dëshmua më i suksesshëm dhe shkoi tutje, ku do të ketë sfidë shumë të vështirë në ballafaqim me Bayernin.

Rezultatet

Manchester United-Bayern 3:2 (1:2)

Bordeaux-Lyon 1:0 (1:3)

Barcelona-Arsenal 4:1 (2:2)

CSKA-Inter 0:1 (0:1)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Në gjysmëfinale takohen:

Bayern-Lyon

Barcelona-Inter

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni