Bayerni në minutën e fundit e ka fituar ndeshjen me rezultat 2:1 kundër Manchester Unitedit, në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Champions League në futboll.
Manchester Unitedi ka qenë i pari që ka kaluar në epërsi në minutën e dytë nëpërmjet mjeshtrit të golave Rooney, i cili shfrëytëzoi hutinë e skuadrës mikpritëse. Goli i hershëm i shënuar nga anglezët aspak nuk e ka demoralizuar skuadrën baravareze, përkundrazi ata kanë mbizotëruar me lojë.
Në minutën e 38-të të takimit sikur Rooney të ishte më i shkathët nga pozita e qind për qind lehtë ka mundur të dyfishoi epërsinë. Në pjesën e dytë të takimit, skuadra e Bayernit arriti të barazoi rezultatin.
Ribery njëri nga futbollistët më të mirë bavarezë, dërgoi një gjuatje të fortë nga gjuatja e lirë rreth 20 metrave, topi qëllon barrikadën e futbollistëve të Manchester Unitedit dhe ndërroi kahjen, duke hyrë në rrjetë dhe barazuar rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 76-të. Vidic në minutën e 83-të nga afërsia me kokë qëlloi tërthorësën e Bayernit. Ndërkaq, në minutën e fundit Gomez i vetmuar nuk arriti të mposhti portierin e Manchester Unitedit.
Kur pritej se rezultati do të përfundoi 1:1, Ivica Olic e vodhi një top në 16-shin anglez, duke dalë vetëm me portier dhe shënuar për fitoren 2:1 te Bayernit. Kjo moskujdesi e mbrojtjes së Manchester Unitedit i kushtoi shumë shtrenjtë me humbjen e ndeshjes. Mbizotërimi i Bayernit është shpërblye me fitore dhe në ndeshjen e kthimit e pret punë e vështirë në Manchester United. Ndërkaq, Lyoni e ka gjunjëzuar me rezultat 3:1 Bordeax-in. Lyoni luajti mirë dhe ka arritur një fitore bindëse dhe shumë domethënëse që i siguron qetësi për ndeshjen e kthimit.
Golat për Lyonin i ka shënuar Lopez (10’ e 72-të nga penalltia), Batos (32’), ndërsa për Bordeaux ka shënuar futbollisti Chamakh (14’). Lyoni ka krijuar një epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit.
Rezultatet
Bayern-Manchester Unitedi 2:1
Lyon-Bordeaux 3:1
E mërkurë
Arsenal-Barcelona 20.45
Inter-CSKA 20.45













