Home » Basketboll

Sigal Prishtina e nisi me fitore

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, e ka nisur me fitore sezonin e ri. Bardh e kaltrit ia dolën ta mposhtin nënkampionin aktual, Peja me rezultat 99:88, në kryendeshjen e javës së parë të BKT Superligës, raporton SportKosova. Prishtinasit kanë qenë më të mirë dhe kanë fituar me meritë, ndërsa skuadra pejane, përkundër humbjes, tregoi lojë të mirë dhe i pati edhe... 

Nowitzki nuk kërkon klub të ri, vendos të pushojë

Ylli i Dallas Mavericks, Dirk Nowitzki ka thënë se ka vendosur që lokauti aktual në NBA duhet të vazhdojë deri në nëntor para se ai të konsiderojë mundësinë e transferimit në ndonjë ligë të huaj.  Pas një vere të lodhshme me ekipin e Gjermanisë në Kampionatin evropian 2011 në Lituani, ku Kombëtarja e tij më herët se që pritej u eliminua nga gara për kualifikim në Olimpiadën... 

Spanja vazhdon dominimin

Spanja mbrojti titullin e kampionit të Evropës në basketboll duke mposhtur në finale Francën me rezultat 98:85. Juan Carlos Navarro me 27 pikë ishte realizatori më i mirë dhe u shpall MVP i EuroBasket 2011. Trekolorët humbën rastin e artë për titullin e parë historik. Një Spanjë e shkëlqyeshme e udhëhequr nga Juan Carlos Navarro i cili realizoi 27 pikë dhe Pau Gasol e Jose Calderon... 

Franca mposht Greqinë

Basketbollistët e Francës janë kualifikuar për në gjysmëfinale të kampionatit evropian në Lituani, pasi në ndeshjen e tretë çerekfinale ishin më të mirë se Greqia me rezultat 64:56. “Trekolorët” deri te fitorja arritën me mjaft vështirësi, pasi që mbrojtja greke bllokoi me sukses yllin e NBA-së, Toni Parker. Por, gjithçka ndryshoi në çerekun e katërt. Në këtë pjesë të... 

Spanja dhe Maqedonia, në gjysmëfinale

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinale të Eurobasket 2011 pas fitores së lehtë ndaj Sllovenisë dhe për finalën do të luftojë ndaj fqinjit tonë lindor, Maqedonisë, që shokoi në fund të takimit nikoqiren Lithuaninë. Spanja në fillim kishte vështirësi me Slloveninë, por më pas iberikët u rikthyen në takim duke mbyllur takimin me fitore të thellë prej 86-64. Nga ana tjetër... 

Sllovenia rrëzoi Finlandën

Sllovenia përfundoi serinë e humbjeve duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale të EuroBasket 2011, duke mposhtur Finlandën në ndeshjen e tyre vendimtare në Grupin F.  Edhe pse në pozitë të vështirë dhe nën presion, Sllovenia iu përgjigj kritikave duke regjistruar fitore me rezultat 67-60. Për Finlandën mori fund rrugëtimi i shkëlqyeshëm, por me një dozë dëshpërimi pasi... 

Ra Turqia

Serbia mposhti Turqinë 68-67, në duelin interesant në Vilnius Arena, të dielën, duke e siguruar kualifikimin nga Grupi E për në çerekfinale të EuroBasket 2011.  Rezultati i shoi shpresat e Turqisë jo vetëm për të arritur në podium, por edhe të paraqitjes në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’. Fitorja për Serbinë i ndihmoi asaj t’i hakmerret Turqisë për humbjen e vitit të kaluar... 

Spanja shkel Serbinë, Gjermania mposht Turqinë

Spanja e mposhti Serbinë 84-59 falë paraqitjes dominuese nga vëllezërit Gasol duke siguruar me stil kalimin në çerekfinale të EuroBasket 2011. Spanjollët të cilët kishin fituar përball Serbisë për medalje të artë dy vite më parë në Poloni por më pas në mungesë të Pau Gasolit u mposhtën prej tyre vitin e kaluar në çerekfinale të Kampionatit botëror, ishin në epërsi prej... 

Spanja e Franca i tregojnë muskujt

Përfaqësuesja e Francës ka mbetur e pamposhtur edhe pas ndeshjes së gjashtë, të parës në fazën e dytë të Evropianit të basketbollit “Lituania 2011″. Franca mposhti ngushtë Turqinë (68:64) të mërkurën në Vilnius në kuadër të Grupit E. Fitore në kuadër të këtij grupi, të mërkurën shënoi edhe Spanja, që ishte më e mirë se Gjermania (77:68).  Read More →
Etiketat:

Eurobasket, Maqedonia pranë çerekfinales!

Përfaqësuesja e basketbollit të Maqedonisë është befasia më e madhe e Kampionatit Evropian që është dukë u zhvilluar në Lituani. Maqedonia me katër fitore dhe vetëm një humbje, zuri vendin e parë në Grupin C dhe vazhdon garat në fazën e dytë të Eurobasketit. Pas përfundimit të raundit të parë, në fazën e të tetës së finales formohen grupe të reja, ndeshjet e të cilave...