Home » Eurobasket

Eurobasket: Fitore e parë për Britaninë, Spanja fiton grupin

Përkundër fitores komode kundrejt Portugalisë me rezultat 85-73, Britania e Madhe ka gjasa të vogla për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian të basketbollit. Fitorja e parë e Britanisë së Madhe në këtë turne erdhi falë pikëve të Luol Deng (31) dhe Mike Lenzly (17).  Read More →
Etiketat:

Eurobasket: Ukraina fiton pas dhjetë vitesh

Oleksandr Kolchenko ishte hero i Përfaqësueses së Ukrainës, që regjistroi fitoren e parë në një kampionat evropian pas plotë dhjetë vjet pritjeje. Ukraina, të shtunën në ndeshjen e tretë të grupit D mposhti Bullgarinë me rezultatin 67:56. Kolchenko ishte më i dalluari me 18 pikë të shënuara. Në këtë fitore historike të Ukrainës kontribuuan edhe Steve Burtt (17) e Dmytro Zabirchenko... 

Eurobasket 2011: Shkëlqen Berisha

Dardan Berisha shfaqi paraqitjen e tij më të mirë deri më tani, pas tre ndeshjeve të Polonisë në Eurobasket 2011. Basketbollisti pejan ishte njëri prej më meritorëve që Polonia regjistroi fitoren e parë në Grupin A, duke mposhtur Portugalinë me rezultat 81:73. 23 vjeçari shënoi plot 16 pikë dhe së bashku me realizuesin më të mirë Lukasz Koszarek (18) udhëhoqën Poloninë drejt... 

Panatinaikos, kampion i Evropës

Ekipi Panatinaikos nga Athina fitoi titullin e pestë të kampionit evropian, pasi në ndeshjen e sotme finale mundi ekipin izraelit Makabi të Tel Avivit me rezultatin 78:70. Gjatë tërë ndeshjes Panatinakos ishte në epërsi rezultati, pos në dy periudha të shkurtra kur Makabi udhëhiqte me nga një pikë diferencë. Te fituesi më i miri ishte Dimitris Diamantidis, i cili shënoi 16 pikë... 
Etiketat:

SHBA-ja kampion bote në Turqia 2010

Atë që nuk e arriti para katër vjetësh në Japoni me mega yjet e ligës NBA, trajneri amerikan Mike Krzizhevsky e bëri me një përfaqësuese pa emrat më të mëdhenj të basketbollit amerikan, duke fituar sonte titullin e kampionit të botës në  Turqia 2010. Në finalen e madhe para 16 mijë shikuesve, sonte në Stamboll, SHBA-ja mposhti me meritë të plotë Turqinë 81:64 dhe u shpall... 

SHBA fiton ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë fituar me rezultatin 89 me 79 ndaj Rusisë, duke u klasifikuar për në gjysmëfinalet e kampionatit botëror të basketobollit. Ndeshja u zhvillua në 38 vjetorin e një ndeshje tjetër mes Shteteve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik për medaljen e artë olimpike në basketboll. Fundi i asaj ndeshje ishte aq kundërthënës sa basketbollistët amerikanë nuk e pranuan... 

Amerikanët turpërojnë Angolën

SHBA-të kanë shënuar fitore të jashtëzakonshme me 55 pikë epërsi ndaj Angolës, për t’u kualifikuar në çerakfinale të Botërorit të basketbollit, Turqia 2010. Ndeshja përfundoi në çerekun e parë, kur amerikanët shkatërruan afrikanët. Vërtet SHBA-të si fizkisht ashtu dhe teknikisht ishin superiorë ndaj Angolës dhe çdo fjalë është e tepërt. Vetëm vlen të shtohet se ky... 

Rusia në çerekfinale

Rusia ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të basketbollit, Turqia 2010, pasi që ka mposhtur Zelandën e Re me rezultat 78-56. Rusia pos periudhës së parë, në të gjitha periudhat tjera shkeli oqeanikët, të cilët ishin të pafuqishëm. Më i miri tek rusët ishte Vorontsevich me double-double fantastik prej 18 pikë dhe 11 kërcimesh. Më i miri i ndeshjes dhe që... 

Diamantidis përshëndetet nga reprezentacioni

Dimitris Diamantidis, një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës së tij në Evropë, pas humbjes nga Spanja ka vendosur të përshëndetet nga reprezentacioni grek. 30 vjeç Diamantidis karrierë ne tij reprezentative i ka cilësuar si “një rrugë të gjatë dhe të mundimshme por me kujtime shumë të mira si Beogradi ose Japonia”. Me reprezentacionin grek Diamantidis është... 

Turqia kalon lehtë Francën

Turqia ia ka bërë bajat basketbollin Francës dhe ndoshta edhe presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, pasi që ka mposhtur Les Bleus me rezultat të thellë 95-77, pranë një atmosfere fantastike në Sinan Erdem Dome. Turqia krijimin e vizës për në BE e filloi në çerekun e parë, ku qartë u pa se kush do të dominojë në vazhdim. Çereku i dytë ishte fatal për francezët. Hidayet Turkoglu...