Home » Basketbolli i Kosovës
Hasani rikthehet te Sigal Prishtina
Plejmejkeri Muhamet Hasani në edicionin e ri të BKT Superligës do të luajë për skuadrën e Sigal Prishtinës, ka bërë të ditur drejtori sportiv i Prishtinës, Artan Rugova, të dielën.
Hasani para dy vjetëve qe larguar nga Sigal Prishtina, kurse në edicionin e fundit ka luajtur në Katar. “Është rikthyer Hasani dhe për ne është një përforcim shumë i mirë.
Ai edhe më herët...
Njomakët në kontroll mjekësor
Përzgjedhësit e kategorive të reja të basketbollit të Kosovës duket se i kanë marrë seriozisht detyrat e tyre.
Nga të gjitha kategoritë e reja është vendosur që të zgjidhen nga 12 basketbollistë, të cilët vlerësohen e ardhmja e përfaqësues së Kosovës.
Në vazhdën e përgatitjeve për kampin që do të mbahen në muajin e ardhshëm në Ulqin, pas përzgjedhjes së 12 basketbollistëve...
I mbetet besnik Sigal Prishtinës
Qendra e Sigal Prishtinës, Blerim Mazreku ka vendosur që edhe në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e kampionëve.
Sigal Prishtina, në fundjavën që e lamë pas u shpall kampione e Kosovës, për të tetën herë në Kosovën e pas luftës.
Mazreku ka deklaruar se është i kënaqur me suksesin e arritur dhe nuk ka arsye të largohet nga skuadra e kryeqytetit.
“Jam i lumtur që sërish arritëm...
Prishtina fiton titullin e gjashtë rresht
Sigal Prishtina ka vazhduar dominimin në basketbollin kosovar. Prishtina të shtunën mbrëma ka fituar titullin e gjashtë rresht të kampionit të Kosovës.
Skuadra e kaltër mposhti Pejën me rezultatin 104:70 për të siguruar titullin për edicionin 20102011. Prishtina kishte fituar edhe dy takimet e para të serisë finale dhe pa ndonjë vështirësi të madhe erdhi deri te titulli i tetë i...
Peja dorëzohet, liron edhe Boldsin e shëndoshë
Skuadra e Pejës është dorëzuar në luftën për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll. Peja në ndeshjen e tretë finale të plejofit do të paraqitet pa tre bartësit e lojës, fundorët Samir Shaptahoviq e Demariu Bolds dhe qendrës Justin Dobbins.
Shaptahoviq e Dobbins mungojnë për shkak të lëndimeve, ndërsa Boldsit të mërkurën i ka përfunduar kontrata dhe të enjten do të...
Sigal Prishtina pranë titullit
Me rezultat prej 89-74, Sigal Prishtina e ka fituar edhe takimin e dytë të serisë finale të Superligës së Kosovës në Basketboll duke mposhtur Pejën para tifozëve të vet.
E mbushur përplot me tifozë, palestra “Karagaçi” ishte arena e duelit të dytë të ‘play-offit’ midis dy rivalëve të vjetër, ndërsa skuadra e Bujar Locit këtë takim e zhvilloi pa qendrën amerikane Justin...
Sigal Prishtina fiton ndeshjen e parë finale
Basketbollistët e Sigal Prishtinës iu janë hakmarrë në mënyrën më të mirë të mundshme Pejës, duke e mundur bindshëm prej 94:78, të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në ndeshjen e parë të finales së play-off-it.
Vendësit gjatë gjithë ndeshjes kanë treguar lojë të fortë të mbrojtje dhe efektshme në sulm, ndërkaq te pejanët pothuajse nuk ka funksionuar...
Derbi në finale
Basketbolli kosovar edhe njëherë do të jetë maksimalisht i nxehtë, pasi në finalen e BKT Superligës së Kosovës në basketboll do të përballen rivalët e vjetër, Prishtina dhe Peja.
Peja e siguroi finalen pasi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Pejë mposhti Bambin me rezultat 88-78.
Më herët gjatë ditës Prishtina përfundoi me sukses turizmin në Mitrovicë, me ecje të lirë...
Ndeshja e mbetur Bambi – Trepça luhet të enjten
Ndeshja e mbetur e javës së 25-të të BKT Superligës ndërmjet Bambit dhe Trepçës do të luhet të enjten (12 maj), kanë njoftuar të martën nga Federata e Basketbollit të Kosovës
Kjo ndeshje do të luhet në palestrën “Minatori” dhe do të nisë në orën 19:00. Ndeshja mes Bambit dhe Trepçës nuk qe zhvilluar fare për shkak të rrahjes masive që ndodhi para fillimit të...
Pas Kupës, edhe titullin
Pas Kupës së Kosovës, Peja objektiv të radhës e ka titullin e kampionit. Triumfi ndaj Sigal Prishtinës e ka rritur optimizmin dhe vetëbesimin në taborin verdh e zi. Trajneri Bujar Loci beson se ekipi i tij mund ta fitojë titullin sivjet, pas ‘agjërimit’ të gjatë.
Triumfi i së dielës mbrëma e ka kthyer optimizmin dhe vetëbesimin te klubi i basketbollit Peja. Ekipi i Bujar Locit nuk...