Sporti Total » Basketbolli i Kosovës

Hanxhiqi kërkon titullin në përvjetorin e dhjetë në Kosovë
Fikret Hanxhiq luan për të dhjetin vit rresht në Kosovë. Nga lojtarët aktivë, Hanxhiq është basketbollisti me përvojën më të gjatë në skuadrën e Trepçës.

Ai është edhe basketbollisti i huaj me përvojën më të gjatë në Kosovë. Hanxhiq 30-vjeçar është nga Bosnja por ka vite që është edhe shtetas i Kosovës dhe për Trepçën luan si vendorë.

Ai Trepçës iu bashkua në vitin 2002. Nga “xehetarët” është larguar në disa raste, por nuk ka luajtur për skuadër tjetër. Qendra Hanxhiq (210 cm) synon që në përvjetorin e dhjetë në Kosovë, të fitojë titullin e kampionit.

Zllatkovski përforcon Dritën
Klubi i basketbollit Drita është përforcuar të hënën me lojtarin e huaj, Bojan Zllatkovski. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Basketbollisti maqedonas ka të drejt loje qysh në fundjavë, në ndeshjen e radhës të ekipit gjilanas, ndaj Futurës.

“KB Drita nga Gjilani paraqet për regjistrim lojtarin nga Maqedonia Bojan Zllatkovski. I njëjti ka të drejt loje që në xhiron e radhës, pas kryerjes së procedurës për regjistrim konform rregullores për regjistrim dhe licencim të FBK-së”, shkruan në njoftimin e FBK-së. Drita gjendet në pozitën e pestë në BKT Superligën e Kosovës në basketboll me 5 pikë.

Trepça e Bashkimi e kthejnë basketbollin në krye të sporteve
Vitet e paraluftës, por edhe ato të pasluftës, kanë përcaktuar “katërshen e madhe” të basketbollit kosovar dhe me dështimin e një prej këtyre skuadrave, cilësia, por mbi të gjitha interesimi i tifozëve bie dukshëm, vlerësojnë udhëheqës të skuadrave që përbëjnë këtë katërshe. Stinorin e kaluar vetëm Prishtina dhe Peja ishin konkurrente për titull dhe Kupë nga kjo katërshe dhe njëra fitoi titullin, tjetra Kupën. Derisa dy skuadrat e tjera luanin një rol jo fort të zakonshëm për to. Trepça zuri vendin e katërt dhe të fundit në plejof, por pa ndonjë forcë për të bërë më shumë, kurse Bashkimi luftonte për mbijetesë.

Këtë stinor është më ndryshe, Trepça është organizuar, ka marrë dhe basketbollistë të huaj, njësojë siç ka bërë edhe Bashkimi duke u përforcuar me basketbollistë të vendit dhe të huaj, ndërkohë që Prishtina dhe Peja kanë vazhduar me “të vjetrën” – janë të forta.

Dhe, rezultatet janë të prekshme qysh në javët e para të stinorit të BKT Superligës, shprehet drejtori i Trepçës, Besim Braha, dikur lojtar kyç i kësaj skuadre. Palestra e Mitrovicës “Minatori” ishte e vogël për të zënë gjithë të interesuarit për të përcjellë ndeshjen me Sigal Prishtinën fundjavën që shkoi. Pak a shumë njësoj ishte edhe në derbin me Bashkimin në javën e parë. Dhe, për fatin e tifozëve mitrovicas, Trepça fitoi të dy këto ndeshje duke u “zhveshur” kështu nga roli i autsajderes që i përkiste sezonin e kaluar kur ndeshej me ekipet e mëdha si Prishtina e Peja.

“Për dallim nga viti i kaluar është dukshëm më mirë dhe ka interesim të madh të shikuesve për të përcjellë ndeshjet e basketbollit. Ne si kryesi e klubit kemi kontribuar shumë, pasi me pak mjete kemi arritur t’i sjellim dy përforcime që kanë dalë të qëlluara dhe kemi arritur që me organizim më të mirë të sjellim në palestër edhe shikuesit e shumtë”, thotë Braha. “Njëra ndër arsyet e kthimit të interesimit është edhe ardhja e përforcimeve të huaja, pasi ata janë përshtatur mjaftë mirë me ekipin dhe jemi të kënaqur me punën që po e bëjnë. Shikuesit duan që sa më shumë të ketë cilësi dhe mendojë që këtë vit cilësia është më e madhe. Në tri ndeshje që i kemi luajtur ne, lirisht them se na kanë përcjellë deri në 8.000 shikues. Interesimi është shumë i madh. Shpresojmë që edhe në ndeshjet e tjera të kemi numër të madh të shikuesve”.

Në fakt, pas Prishtinës, Trepça është skuadra më e trofeshme e pasluftës, me dy tituj dhe dy kupa të fituara. Prishtina ka plot tetë tituj e tetë kupa.

Drejtues të KB Bashkimi, po ashtu vlerësojnë se edhe ata kanë hise në këtë lëvizje pozitive. Sipas tyre, Bashkimi e ka vërtetuar edhe para dy-tri vitesh se mund të jetë “fitil” për të ndezur atmosferën në Kosovë.

Menaxheri i ekipit prizrenas, Arlind Kaçaniku, bëri të ditur që brenda dy ditëve ekipi do të përforcohet me dy basketbollistë të tjerë të huaj. Ata që ishin më parë u përcollën në mungesë të cilësisë së kërkuar.

“Gjatë këtyre ditëve do të përforcohemi me dy lojtarë të huaj, por nuk do të nxitojmë. Do të mundohemi të bëjmë zgjidhjen më të mirë për t’i kënaqur shikuesit dhe për të arritur rezultate sa më pozitive. Shikueshmëria është në nivel të kënaqshëm. Arsyeja se pse po ka shikueshmëri kaq të madhe në Prizren është se këtë vit organizimi është shumë i mirë. Dhe, shikuesit po kanë besueshmëri”, ka thënë Kaçaniku të hënën. “Kryesia ka kontribuar në konsolidimin e ekipit. Interesimi do të ishte edhe më i madh sikur të kishim rezultate më të mira. Kur shikuesit prizrenas shohin se po bëhet punë e mirë në klub, mezi presin të vijë dita e ndonjë ndeshje, pasi e duan sportin. Më shumë se 1.500 shikues kanë qenë prezent kundër Pejës, kjo tregon mjaft”.

Basketbolli i kosovar ka përjetuar shumë ulje-ngritje në këto 12 vitet e pasluftës, por kulmi i gjithë këtij rrëfimi mbetën stinorët 2002/03, 2003/04 dhe 2004/05, stinorë këta kur skuadrat merrnin edhe lojtarë që kishin bërë karrierë në NBA dhe Euroleague, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nesër derbi Trepça – Sigal Prishtina
Xhiron e katërt të BTK Superligës së basketbollit në konkurrencën e meshkujve do ta karakterizojë ballafaqimi i rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshja derbi do të zhvillohet nesër në pallatin “Minatori” në Mitrovicë prej orës 18:00 dhe pritet të mbledhë numër të madh të adhuruesve të kësaj loje, që do të rikthejnë rivalitetin por edhe interesimin e dikurshëm.

Palët tjera rivale të kësaj xhiroje janë: Futura – Peja (18:00) dhe Bashkimi – Drita (19:00), ndeshje të cilat zhvillohen të shtunën, dhe Kolegji UNIVERSI – KOSOVA (17:45), e cila zhvillohet të dielën.

Për Vushtrrinë nuk ka tabelë koshi as në Slloveni
Në vitet e para të pasluftës, gjatë ndeshjeve të basketbollit, disa herë janë thyer tabelat e koshit. Por asnjëherë nuk ka ndodhur që ndeshjet të anulohen për këtë arsye. Tabelat e thyera, sidomos pas ngulitjeve të fuqishme, janë zëvendësuar për punë minutash me tabela të tjera dhe ndeshjet kanë vazhduar.

Ndryshe qëndron situata tani. Në palestrën e sporteve në Vushtrri tabela e njërit kosh është thyer javë më parë, por ajo nuk është zëvendësuar ende. Sipas kompetentëve është e pamundur që të gjendet tabelë tjetër, ndërsa tabelë rezervë nuk kishte.

Kjo ka bërë që ndeshja e javës së tretë të BKT Superligës në mes Kosovës e Trepçës të shtyhet për “një termin të përshtatshëm”. Takimi ishte paraparë të luhet fundjavën e kaluar e më pas nga FBK-ja u njoftua që do të luhet të hënën. Por, ndeshja megjithatë nuk është luajtur ende.

Sigal Prishtina e nisi me fitore
Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, e ka nisur me fitore sezonin e ri. Bardh e kaltrit ia dolën ta mposhtin nënkampionin aktual, Peja me rezultat 99:88, në kryendeshjen e javës së parë të BKT Superligës, raporton SportKosova.

Prishtinasit kanë qenë më të mirë dhe kanë fituar me meritë, ndërsa skuadra pejane, përkundër humbjes, tregoi lojë të mirë dhe i pati edhe momentet e saja, duke i bërë ballë sado kudo kundërshtarit deri në fund të takimit.

Trepça e shkatërroi Bashkimin, të cilin e mposhti me 42 pikë dallim, kurse Drita ishte e suksesshme në Vushtrri ndaj Kosovës vendëse.

BKT Superliga – Java I

Rezultatet

Sigal Prishtina – Peja 99:88

Trepça – Bashkimi 109:67

Kosova – Drita 71:78

Kolegji Univ. – Bambi

Tabela

1. Trepça 2 pikë

2. Sigal Prishtina 2

3. Drita 2

4. Kosova 1

5. Peja 1

6. Bashkimi 1

7. Bambi 0

8. Kolegji Universi 0

Spaqi e Shaptahoviqi kalojnë te Bashkimi
Pas shtatë viteve të kaluara në skuadrat prishtinase, Valentin Spaqi ka vendosur të kthehet te Bashkimi i Prizrenit. Por Spaqi nuk do të jetë basketbollisti i vetëm që do t’i bashkohet Bashkimit para fillimit të edicionit të ri të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Drejtuesit e Bashkimit tashmë kanë arritur marrëveshje me fundorin Samir Shaptahoviq që së fundi luajti për Pejën dhe lojtarin e krahut, Artan Kurti. Kurti nuk ishte aktivizuar fare edicionin e kaluar.

Bashkimi synon të luajë rol të rëndësishëm në edicionin e ri të kampionatit të Kosovës në basketboll. Kampionatin e kaluar ishte ndër skuadrat më të dobëta.

“Kam vendosur të rikthehem te Bashkimi për të ndihmuar klubin që të dalë nga gjendja e palakmueshme në të cilën gjendet. Jam në fund të karrierës dhe dua të kontribuoj në klubin ku kam nisur të luaj”, ka thënë Spaqi të shtunën.

Ai deri në vitin 2004 ishte pjesë e Bashkimit. E ndihmoi këtë skuadër që të fitonte një kupë të Kosovës. Pas largimit nga Bashkimi luajti për skuadrat prishtinase, fillimisht për Mabetexin, më pas për AS Prishtinën e në pesë vitet e fundit për Sigal Prishtinën. Me Prishtinën ka fituar shumë trofe të basketbollit kosovar.

“Oferta e Bashkimit ishte shumë e mirë. Kemi një projekt të përbashkët afatgjatë. Pres të angazhohem edhe si trajner i gjeneratave të reja”, ka shtuar Spaqi.

Në kuadër të mobilizimit për edicionin e ri që nis më 1 tetor, Bashkimi të premten ka mbajtur kuvendin zgjedhor. Kryetar i klubit është zgjedhur Fadil Sahiti. Ai ka konfirmuar angazhimin e Spaqit, Kurtit e Shaptahoviqit, ndërsa ka paralajmëruar edhe sjelljen e disa lojtarëve të tjerë vendorë. Basketbollistët e huaj në Prizren do të shihen vetëm para fazës së fundit të kampionatit.

“Bashkimi sërish do të sjellë freski në Superligë. Këtë e bëri edhe para dy vitesh. Spaqi, Kurti e Shaptahoviqi do të jenë baza e ekipit për edicionin e ri. Do të luftojmë për një vend që dërgon në plejof”, ka thënë Sahiti. Ai ka bërë të ditur se ende nuk është vendosur se kush do të jetë trajner.

“Fillimisht do të formojmë Akademinë e klubit, pasi duam të prodhojnë basketbollistë prizrenas. Investimet nuk do t’i përqendrojmë vetëm te ekipi senior”, ka shtuar Sahiti.

Ai drejtoi Bashkimin edhe para dy vitesh kur kjo skuadër kishte numrin më të madh të tifozëve në Kosovë. Kishte angazhuar shumë basketbollistë të huaj, por në fund mbeti pa trofe. Edicionin e fundit, Bashkimi u përball me vështirësi të mëdha financiare. Ndeshjet e kësaj skuadre përcilleshin nga dhjetëra shikues.

FBK-ja heq dorë nga turneu i Belgjikës
Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në basketboll nuk do të paraqitet në turneun ndërkombëtar “Flanders Basketball Trophy 2011″ që më 20 e 21 gusht mbahet në Ghent të Belgjikës. Vendimin për të mos u paraqitur në turneun belg e mori të hënën Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

FBK-ja më herët kishte vendosur që të dërgojë përfaqësuesen shpresa në Belgjikë. Madje, përzgjedhësi Arben Krasniqi javën e kaluar kishte caktuar basketbollistët të cilët do të paraqiteshin në këtë turne. Por, Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur të hënën vendosi që të anulojë pjesëmarrjen. Bordi e ka anuluar udhëtimin e përfaqësueses për shkak të kohës së shkurtër për përgatitje dhe për shkak të shpenzimeve të mëdha.

“Pas diskutimeve të shumta për pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Kosovës në turneun e basketbollit ‘Flanders Basketball Trophy 2011′, me shumicë votash u mor vendim që të mos udhëtohet në Ghent të Belgjikës. Ky vendim u mor pasi për shkak të kohës së shkurtër, përfaqësuesja nuk do të jetë në gjendje të bëjë përgatitjet e duhura për prezantim të denjë të Kosovës në këtë turne, si dhe për shkak të shpenzimeve të cilat do të shkaktohen”, thuhet në vendimin e Bordit të FBK-së.

Në turneun e Ghentit paraqiten ekipe e përfaqësuese nga shumë shtete botërore. Garat nuk zhvillohen vetëm për basketbollistët deri 21 vjet, por edhe për kategoritë e tjera. Për shkak të izolimit basketbollistët e rinj kosovarë rrallë paraqiten në turne ndërkombëtarë.

Bashkimi në gjumë
Derisa kampioni në fuqi i Basketbollit të Kosovës, KB Sigal Prishtina ka paralajmëruar takimin e parë me basketbollistë në ditën e parë të muajit gusht, skuadra prizrenase, Bashkimi vazhdon “gjumin” veror edhe më tej.

Të portokalltit vitin e përfunduan në pozitën e gjashtë dhe vetëm falë koshdallimi më të mirë i shpëtuan ndeshjes, por megjithatë kjo skuadër ende nuk e ka parë të arsyeshme të fillojë përgatitjet, apo së paku të planifikoi ato. Agron Çeku, koordinator i Bashkimit tha se për dallim nga kryeqytetasit, që do të fillojnë të mbushin motorët, ata po përgatitën për muajin e shenjtë të ramazanit.

“Me ju thënë të drejtën ende asgjë nuk kemi ndërmarrë në skuadër, po presim të kaloi muaji i ramazanit e më pas të shohim për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në klub”, u shpreh Çeku. Ai tha se çelës i sukseseve për çdo skuadër është organizimi brenda klubeve, e sipas tij pikërisht këtë gjë është duke e kërkuar Bashkimi. “Ne edhe pse ende nuk kemi vendosur se kur do të fillojmë me përgatitje, e rëndësishme është të kemi organizim të mirëfilltë të klubit.

Nëse ia arrimë këtij qëllimi atëherë edhe sukseset do të jenë evidente”, u shpreh ai. Çeku më pas tha se asnjë skuadër në vendin tonë nuk dallohet nga tjerat sa i përket organizimit të brendshëm. “Edhe pse në dukje të parë duket se Sigal Prishtina është më e organizuara, realiteti është ndryshe.

Atë dallohen nga klubet tjera në punë falë përkushtimit të disa individëve” vlerësoi Çeku, i cili është ndër punëtorët e rrallë sportiv që kontribuon në dy skuadra, pasi detyrën e koordinatorit e kryen edhe te skuadra e femrave te Bashkimi. Edhe pse gjatë pjesës së rregullt të kampionatit palestrat sportive në ndeshjet e basketbollit pothuajse ishin të zbrazura, në garat përfundimtare publiku u rikthye, ndërkaq Çeku shtoi se shpreson që këtë herë edhe gjatë pjesës së rregullt atmosfera të jetë zjarrtë si në play-off.

“Duhet të punohet në atë drejtim që adhuruesit të kënaqen me lojën e basketbollistëve edhe gjatë pjesës së rregullt të garave, e jo vetëm ti presim ato përcaktuese për trofe. Shpresojmë që basketbolldashësit të na përcjellin në çdo hap”, përfundoi ai.

Fillojnë me një gusht
Derisa për skuadrën e meshkujve drejtuesit e KB Sigal Prishtina janë të bindur në suksese të reja, ata janë në hamendje se a të vazhdojnë bashkëpunimin me atë të femrave. Lehtë mund të ndodhë që femrat të bëhen klub më vete.

Kampioni në fuqi i basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtina do të fillojnë përgatitjet për stinorin e ri të garave me të hyrë në muajin e ardhshëm.

Artan Rugova, drejtori i skuadrës ka pohuar se janë në pritje të përfundimit të punimeve në sallën e vogël të Pallatit të Sporteve dhe të Rinisë në kryeqytet, por në rast të vazhdimeve të punimeve do të gjendën alternativa të tjera. “Na është thënë se deri me një gusht do të përfundojnë punimet në palestër, por nëse për shkaqe të ndryshme palestra nuk do të jetë e gatshme atëherë kemi menduar për alternativa.

E rëndësishme është se takimin e parë do ta kemi atë ditë dhe ndoshta do të vendosim që ditët e para të stërvitemi në parkun e Gërmisë”, ka bërë të ditur Rugova. Ai më pas ka shtuar se skuadra ka vazhduar bashkëpunimin me kompaninë e sigurimeve Sigal, dhe klubi edhe më tej do të vazhdon të quhet “Sigal Prishtina”. “Ne tanimë e kemi arritur marrëveshjen me këtë kompani, ndërkaq në ditët në vazhdim edhe do ta normalizojmë marrëveshjen”, ka thënë ai.

Por përkundër sigurimit të mjeteve materiale, Rugova ka lënë të kuptohet se në të ardhmen ata do të mund të heqin dorë nga skuadra e këtij klubi në konkurrencën e femrave. Ai tha se tradita e klubit nuk njeh të ketë pasur në gjirin e vet edhe femrat, për këtë shkas mund edhe të vije deri te ndarja, derisa pas shuarjes së Ish Universitetit pas largimit nga Liga Trokal, drejtuesit e atëhershëm të klubit e patën futur ekipin e femrave në një ombrellë me skuadrën e meshkujve.

Megjithatë nga zgjedhja e organeve të reja drejtuese të klubit në vitin e kaluar, është caktuar koordinatorja e veçantë, Elvira Dushku, që është marrë me organizmin e skuadrës së femrave të Sigal Prishtinës. Dushku u shpreh e vendosur për vazhdimësinë e punës me femrat, ndërkaq që tha se zyrtarisht janë nën ombrellën e KB Sigal Prishtina. “Neve zyrtarisht asgjë nuk na është thënë.

Do të presim që të definohet gjërat dhe më pas do të mundohemi që në mënyrën më të mirë të organizohemi dhe të vazhdojmë aktivitetin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të shuhet kjo skuadër”, ka thënë Dushku, e cila më parë ishte basketbolliste dhe kapiteni e kësaj skuadre.

Drejtuesit e Sigal Prishtinës, derisa për konkurrencën e femrave janë në dilemë për të vazhduar ende së bashku, për konkurrencën e meshkujve, Rugova tha që sërish do të jetë ndër më të fortat. “Sigal Prishtina vazhdimisht ka synuar trofetë, kjo do të ndodhë edhe në kampionatin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Rugova në fund ka thënë se të gjithë basketbollistët që ishin vitin e kaluar me skuadrën do të ftohen në stërvitjen e parë, ndërkaq që atyre iu ka bashkuar edhe ish organizatori, Muhamet Hasani. “Në takimin e parë do të bisedojmë me të gjithë lojtarët dhe shpresojmë që të gjithë do të mbesin me ne. Pos tyre presim që edhe i rikthyeri, Hasani, të japë kontributin e tij në skuadër”, përfundoi Rugova.