Home » Liga e Kampionëve » Baresi: Unitedi është skuadër e fuqishme dhe që udhëhiqet nga strategu Ferguson

Baresi: Unitedi është skuadër e fuqishme dhe që udhëhiqet nga strategu Ferguson

Ish-mbrojtësi i dëshmuar, Baresi, ka thënë se duhet pasur kujdes së Manchester Unitedi është skuadër e fuqishme dhe që udhëhiqet nga strategu Ferguson.

Franco Baresi, ish-mbrojtësi i dëshmuar i gjeneratës së artë të Milanit, ka parashikuar se rossonerët do të kualifikohen më tutje në Champions League në futboll. Baresi ka dhënë fjalë të mira për trajnerin e Milanit, Leonardo dhe sipas tij, ai ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë.

Baresi shpreson se Milani do të bëjë lojë të shkëlqyeshme në Manchester dhe ka gjasa ta përmbys edhe rezultatin e ndeshjes së parë. Ish-mbrojtësi i dëshmuar ka thënë se duhet pasur kujdes së Manchester Unitedi është skuadër e fuqishme dhe që udhëhiqet nga strategu Ferguson.

Si do që të jetë, Baresi pret lojë të hapur, me veprime të shpejta dhe cilësi të lartë në përballjen e të mërkurës në mes Manchester Unitedit dhe Milanit. “Nëse jo një mrekulli, atëherë duhet të jetë një lojë e madhe.

Natyrisht, nuk do të jetë lehtë sepse Manchester United është një skuadër e madhe sepse ata dinë si duhet bërë, sepse këtë e treguan në ndeshjen e parë. Por të jemi të sinqertë, nuk është se luajtën një ndeshje të madhe në “San Siro. Shpeshherë është mirë të mbash epërsinë prej 1:0 në Evropë.

Milani pati rast të dyfishoj epërsinë por nuk e bëri. Ne do të paguajmë për këto raste të humbura. Shumë raste të mira janë lëshuar nga dora. United ishte në vështirësi në San Siro, por Milani nuk përfitoi nga ajo situatë. Rooney është i mirë por mendoj se mbrojtja i ka lejuar atij shumë përparësi.

Ishte ndeshje e çuditshme pasi që Milani po bënte mirë, por më pas ata nuk u koncentruan pas golit të barazimit. Në ndeshje të tilla nuk mund ti lejoni vetes ato gabime, sikurse është Manchester United. Është e nevojshme që Milani të luaj lojë sulmuese.

Por ata duhet të kuptojnë se gjithçka nuk zgjidhet për pesë minuta. Milani duhet të sulmoj, por me intelegjencë sepse, nëse i lejojnë një Rooney dhe shokëve të tij të kundërsulmojnë, atëherë kjo do ishte vrasje”, tha Baresi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni