Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, më këmbëngulje e kërkon futbollistin e Arsenalit nga Londra, Fabregasin.
Katalunasit i kanë vënë edhe ultimatum këtij futbollistit se duhet të vendosë sa më shpejtë që të kalojë sepse nuk mund të presin përgjithmonë.
Agjencia “News of the World” njofton se përkundër dëshirës së Fabregasit për të kaluar në radhët e Barcelonës, janë këta të fundit ata që kërkojnë finalizimin e marrëveshjes që vlen 40 milionë funte.









