Elis Bakaj futbollist i Dinamos nga Tirana e ka fituart epitetin e futbollistit më të mirë të Shqipërisë.
Trajnerët e Superligës së Shqipërisë në futboll e kanë votuar më së shumti Bakajn dhe me plotë meritë e ka fituar çmimin e laureatit të vitit.
Sulmuesi i Dinamos, Bakaj, që ka shënuar dhjetë gola në stinorin vejshtor, e ka ndier veten të lumtur që ka fituar këtë çmim. Ai përveç trofeut të modeluar si një këpucë e artë, ka fituar edhe një vend të përhershëm në skuadrën kombëtare të futbollit. N
ë garë për këtë çmim ishin edhe mesfushorët Gjergji Muzaka (Tirana) dhe Igli Allmuça (Dinamo). Kjo ceremoni është organizuar nga Federata e Futbollit Shqiptar.









