Home » Kampionati Gjerman » AUE luajti baras me skuadrën e Wehen

AUE luajti baras me skuadrën e Wehen

Skuadra e AUE-së në shtëpi luajti baras 2:2 me skuadrën e Wehen, në ndeshjen e javës së 36-të të Ligës së Tretë të Gjermanisë në futboll.

Skerdilajd Curri luajti 90 minuta në radhët e AUE-së, ndërsa Alban Ramaj është aktivizuar në minutën e 90-të. Curri dëshmojë lojë të mirë, ndërsa Ramaj edhe ato pak minuta tregoi formë të mirë. Golat për skuadrën e AUE-së i shënuan futbollistët Klotz (58’) e Agyemang (78’-nga penalltia) dhe për mysafirët realizoi Stroh-Engel (43’) e Barg (70’).

Skuadra e AUE-së edhe me barazim ruajti vendin e parë me 66 pikë dhe ka tri më shumë se i dyti. Edhe dy javë sa kanë mbetur deri në fund këtë skuadër e ndajnë nga rikthimi në ligën e dytë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni