Home » Kampionati Kosovar » Atmosferë e zymtë

Atmosferë e zymtë

Flamurtari i Prishtinës me gjithë që e ka përfshirë kriza financiare ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të futbollit. Në ditën e parë ishin të pranishëm 19 futbollistë plus katër juniorë.

Në mungesë të kryetrajnerit Jusuf Tortoshi seancën e parë të përgatitjeve e ka mbajtur ndihmëstrajneri Naim Pevqeli. Tortoshi ende është në bisedime me kryesinë e klubit dhe pritet brenda dy-tri ditëve të arrijë marrëveshjen me klubin. “Në ditën e parë ishin të pranishëm 19 futbollistë dhe me arsye munguan tre prej tyre.

Munguan futbollistët Valon Bajgora, Prend Marniku, Alban Mehmeti, që të gjithë me arsye. Mirëpo, risi e këtij klubit është që kemi futur në ekipin e parë edhe katër juniorë”, tha Pevqeli. Ndihmëstrajneri tha se në ditën e parë ka qenë atmosferë e zymtë për shkak të krizës financiare që ka klubi. Sipas tij, futbollistët kanë kërkuar pagën e fundit që iu është mbetur borxh. “Me ndërhyrjen e drejtorit Agim Hasani gjërat janë qetësuar dhe është arritur një marrëveshje që brenda një kohe të shkurtër të shlyhet borxhi”, tha Pevqeli. Drejtori i klubit Hasani e pranoj se ka pasur pakënaqësi në ditën e parë të stërvitjeve, por sipas tij, punët kanë shkuar mirë, sepse ka pritur situata të jetë më ndryshe.

“Qysh e kam menduar unë, punët vërtet kanë shkuar mirë. Nuk është vetëm Flamurtari që ka krizë financiare, por edhe shumë klube të Kosovës e kanë të njëjtin problem. Është e vërtet se ata kanë kërkuar borxhin, por jemi marrë vesh që kryesia obligimet t’i shlyen që ka ndaj tyre. Mund të them se kanë qenë biseda konstruktive me futbollistë dhe gjëra përnjëherë kanë rënë në vendin e vet”, tha Hasani. Pevqeli tha se fazën e parë të përgatitjeve do të punojnë në aspektin fizik.

“Dhjetë ditët e para do të punojmë në pikëpamjet e qëndrueshmërisë, në kondicion etj. Pas dhjetë ditëve do t’i intensifikojmë stërvitjet dhe do të punohet dy herë në ditë. Pjesën e fundit të përgatitjeve e kemi paraparë që të zhvillojmë jashtë Kosovës, por është punë e kryesisë se në cilin vend do të shkojmë”, tha Pevqeli.

Flamurtari është përforcuar me dy futbollistë të Lepencit të Kaçanikut, Mentor Berishën dhe Përparim Livorekën. Dilema është se pas gjithë kësaj krize që ka klubi do të përforcohen me futbollistë të tjerë apo do të jenë të kënaqur me fondin e tanishme. “Sigurisht se do të shikojmë mundësinë që të përforcohen edhe me futbollistë të tjerë. Deri më tash jemi përforcuar me dy futbollistë të Lepencit, Berishën e Livorekën”, tha Hasani.

Çështja e kryetrajnerit Tortoshit ende është e parregulluar, në fakt çka do të ndodhë më të? “Tortoshi është duke biseduar me kryesinë dhe ata janë që do të zgjedhin këtë problem”, ka thënë Hasani. Flamurtari në kampionatin e kaluar ka qenë ndër klubet që ka befasuar për të mirë, por sivjet mjerisht në fillim të fazës përgatitore përballet me krizë financiare.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni