Home » Europa League » Atletico kremton, Liverpooli kokulur

Atletico kremton, Liverpooli kokulur

Skuadra e futbollit Atletico Madridi me Fulhamin takohen në finalen e Europa League, e cila zhvillohet me 12 maj në Hamburg të Gjermanisë.

Liverpooli e mposhti në vazhdime me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit skuadrën e Atletico Madridit, por kjo fitore nuk i bëri punë që të kualifikohen në finalen e Europa League. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 në favor të Liverpoolit, por, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1:0 në favor të Atleticos, u desh të luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Skuadra e Liverpoolit në vazhdime nuk arriti të gjejë kualifikimin.

Në përgjithësi ka qenë një ndeshje mjaft e mirë dhe me veprime të rrjedhshme. Atletico e Madridit nëpërmjet Forlanit e Aguero vazhdmisht kërcënonin portën e portierit Reina te Liverpoolit. Një minutë para se të përfundoi pjesa e parë përkatësisht në minutën e 44-të, Liverpooli kaloi në epërsi nëpërmjet futbollistit Aquilanit.

Pjesën e parë Liverpooli e përfundoi me shifrat 1:0. Në pjesën e dytë të takimit, Liverpooli vazhdimisht kërkonte ta dyfishojë epërsinë, ndërsa Atletico ta barazojë rezultatin. 90 minutat e parë të ndeshjes përfunduan me shifra 1:0. Fituesi i kësaj ndeshje është përcaktuar pas 120 minutave.

Në minutën e 95-të një veprim shkollor i Liverpoolit, futbollisti Benayoun brenda 16-shi dërgon një gjuajtje të furishme dhe ngriti epërsinë në 2:0. Në minutën e 102-të Forlan nga afërsia ka shënuar gol dhe ngushtuar epërsinë në 2:1, duke futur ankth te adhuruesit e Liverpoolit.

Forlan sërish ka mundur të shënoi për të barazuar rezultatin në minutën e 112-të, por nga një pozitë e pastër gjuajti mbi portë. Ndeshja mes Liverpoolit dhe Atleticos përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë të vendasve. Atletico kremton hyrjen në finale, ndërsa Liverpooli eliminohet nga garat dhe kokulur lëshon stadiumin. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni