Home » Liga e Kampionëve » Arsenali shkeli Porton dhe kualifikohet në çerekfinale

Arsenali shkeli Porton dhe kualifikohet në çerekfinale

Skuadra e Arsenalit kualifikohet në çerekfinale, ndërsa Porto eliminohet në mënyrën më të turpshme.

Futbollistët e Arsenalit me kamatë ia kthyen humbjen Portos, duke e deklasuar me rezultat 5:0 në ndeshjen e kthimit në Londër. Skuadra e Arsenalit me lehtësi arriti të kualifikohet në çerekfinale të Champions League. Ndeshjen e parë Arsenali e humbi në Porto 2:1, por në Londër ishte tjetër Arsenal, duke dëshmuar futboll të hapur, me veprime të rrjedhshme dhe demoluar të tërin skuadrën e Portos.

Në minutën e 9-të, Arsenali kaloi në epërsi pas një gabimit të mbrojtjes rivale. Mbrojtja e Portos dhe portieri nuk ishin vendosur si duhet dhe futbollisti Bendtner shfrytëzoi këtë huti, duke shënuar për rezultatin 1:0. Arshavin, futbollist i lëvizshëm, në minutën e 25-të, bëri veprim të hatashëm në 16-shin e Portos, duke e gjetur të pambuluar futbollistin Bendtner, i cili shtoi epërsinë në 2:0.

Në pjesën e dytë, lojë mjeshtrore e skuadrës së Arsenalit, duke e dërrmuar rivalin. Nasri në minutën e 63-të bëri sllallom të vërtetë në 16-shin e skuadrës portugeze dhe shënoi për 3:0. Kur pritej se Porto do të sulmoi dhe të gjejë golin e ngushtimit të epërsisë së lartë, ata pësuan sërish.

Arshavin me dinakëri e gjen Ebouen dhe ky mposhti portierin rival për rezultatin 4:0 pikërisht në minutën e 66-të. Futbollisti Bendtner shënoi het-trikun e tij gjatë ndeshjes pikërisht në minutën e 90-të nga penalltia. Skuadra e Arsenalit kualifikohet në çerekfinale, ndërsa Porto eliminohet në mënyrën më të turpshme.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni