Home » Futboll » Arsenali e do Lorik Canën

Arsenali e do Lorik Canën

Lorik Cana, ylli shqiptar i Sunderlandit, përfundon sërish në qendër të merkatos.
Për të interesohet Arsenali i Arsene Wenger. Lajmin e bën të ditur një faqe sportive në internet, që qëndron pranë “Gunnersave”, “JustArsenal.com”. Cana, i cili konsiderohet si një objektiv interesant i Wengerit, ka qenë në shënjestrën e Arsenalit edhe gjatë verës së kaluar.

Ai pëlqehet nga tifozët e “Topçinjve”, të cilët u tronditën pas kalimit të tij te Sunderlandi për vetëm 5 milionë sterlina. Te “Macet e Zeza” ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer.

Gjithçka do të jetë më e qartë, kur Cana të rikthehet në Angli, pasi për momentin ndodhet në Kosovë ku po kalon pushimet me familjen. Por ende nuk është e sigurt, nëse trajneri Stive Brus do të lejojë që të largohet kapiteni i tij, transmeton Top Channel.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni