Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas kushton hiç më pak se 72 milionë euro. Kështu kanë vendosur krerët e skuadrës së Arsenalit, është bërë e ditur të hënën nga gazeta “Daily Mirror”.
Arsenali ka bërë këtë hap pasi javën e shkuar edhe zyrtarisht refuzoi ofertën e Barcelonës për Fabregasin prej 35 milionë eurosh. Fabregas 22-vjeçar ka kontratë me skuadrën londineze deri në qershorin e vitit 2015, ndërsa interesim për të ka treguar edhe Real Madridi.









