Policia kroate ka arrestuar rreth 20 vetë të qytete të ndryshme, të cilët dyshohen se kanë kurdisur ndeshje të kampionatit kroat të futbollit.
Sipas mediave kroate në këtë operacion janë arrestuar edhe shumë emra të njohur të futbollit kroat, që nuk janë bërë publik meqë hetimet janë në zhvillim e sipër.
Zyrtarë te futbollit kroat përfshi këtu kryetarin e Federatës Kroate të Futbollit Vlatko Markoviqin janë shprehu të kënaqur që më në fund shteti e ka marrë këtë çështje në dorë dhe kanë pohuar se shpresojnë se drejtësia do të triumfojë.









