Argjentina shënoi edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit B.
Argjentinasit mposhtën Korenë e Jugut me rezultat 4:1. Kombëtarja e Argjentinës e udhëhequr nga përzgjedhësi Diego Maradona e nisi furishëm ballafaqimin ndaj jugokoreanëve. Futbollisti Higuain shënoi tri gola dhe ia kaloi futbollistit te Uruguait Forlan, i cili të mërkurën mbrëma shënoi dy gola kundër kombëtares së Afrikës së Jugut.
Në minutën e 16-të, Park duke dashur ta heq topin, e ka shqelmuar drejt në portën e tij dhe 1:0 për Argjentinën. Gol që preu këmbët e Koresë, pasi bie edhe goli i dytë pas shtatë minutave përkatësisht në minutën e 23-të. Veprim i rrjedhshëm i Argjentinës, një harkim i bukur, me dinakëri e shfrytëzoi Higuain me kokë nga afërsia shënoi për shifrat 2:0.
Koreja e Jugut nuk dorëzohet, merr veten dhe ia ka dalë në minutën e 45-të të zvogëlojë epërsinë në 2:1. Në mënyrë mjeshtërore Lee ka mposhtur portierin e Argjentinës Romero. Në pjesën e dytë, Higuain ka qenë ndër më të mirët dhe shumë i disponuar për lojë e për gola, duke e tronditur Korenë e Jugut. Ai shtoi epërsinë në 3:1 pikërisht në minutën e 77-të. Sulmuesi argjentinas, Higuain, nuk kënaqet me kaq, por shënoi edhe het-trikun e tij në ndeshje.
Aguero për mrekulli asistoi, Higuain me dinakëri ka shënuar për rezultatin 4:1. Koreja e Jugut pësoi humbjen e parë dhe nuk ishte ajo që e pamë me Greqinë kur shënoi fitore 2:0. Ndërkaq, Argjentina pas fitore minimale 1:0 ndaj Nigerisë, në ndeshjen e dytë shkëlqeu dhe mori kryesimin me 6 pikë dhe siguroi kalimin në rrethin e ardhshëm. Argjentina ndeshjen e tretë e pret të qetë me Greqinë, ndërsa Koreja e Jugut ka punë të zorshme me Nigerinë.









