Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka dëshirë të bëjë një gjë sikurse Jose Mourinho i Interit, i cili në kohën e tij ka fituar dy tituj më radhë me Chelsea-n.
“Mendoj se Mourinho bëri një punë të shkëlqyer këtu. Ai fitoi dy tituj me radhë këtu. Ky është titulli im i parë dhe shpresoj se do të bëj të njëjtën gjë si Mourinho. Ishte fantastike, unë bëra më të mirën për këtë klub.
Kam gjetur një atmosferë fantastike në këtë klub, me këta tifozë. Mendoj se merituam të fitojmë titullin. Jemi shumë të kënaqur”, tha Ancelotti.









