Alpinistët e Kosovës e pushtuan majën e Kilimanxharos në Tanzani, me lartësi 5895 metra.
“Alpinistët tanë bënë mrekulli, duke u ngjitur në majën e Kilimanxharos. Koha vërtet ka qenë relativisht e mirë, e cila ka mundësuar për pushtimin e majës më të lartë të Kilimanxharos. Ky është një sukses i madh i ekspeditës së Kosovës, e cila ka pasur shumë peripeci deri sa ka arritur në Tanzani. Ekspedita prej 10 anëtarëve ka pasur mjaft telashe kur është nisur për Tanzani, sepse në Najrobi hasëm ne telashe me pasaportat e Kosovë.
Pas një kohe prej disa orësh na u mundësua fluturimi për në Tanzani”, tha Ejup Maxhera, kryetar i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës. Kryetari i federatës është krenarë që pushtuan majën, pasi kanë pasur frikë se mund të kenë edhe telashe, duke pasur parasysh edhe lartësinë që ka pasur 5595 metra, megjithatë e pushtuan si heronjtë të vërtetë. Edhe pas këtij udhëtimit, sipas kryetarit vështirësitë e udhëtimit kanë qenë shumë të mëdha.
“Në Qytetin Mosh grupi ishte i kufizuar me mjete materiale, sepse iu imponua fluturimi me aeroplan në Tanzani dhe ishin të paguar shpenzimet me minibus. Ishin shpenzime të dyfishta dhe tre prej tyre u kthyen nga Kenia në Najrobi për të iu dhënë mjetet e tyre shokëve qe mos te kenë mungesë mjetesh”, tregoi Maxhera.
Ai shtoi: “Ekspedita prej shtatë anëtarëve pushtoj majën e Kilimanxharo me 14 korrik në orën 8.20. Pas katër ditë pushtimi dhe kampi në Kilimanxharo dhe aklimatizimi me mund, por me sukses të plotë u pushtua maja”. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i alpinistëve që e lartësuan Kosovën. Në majën e Kilimanxharos është vënë flamuri i shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës dhe Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.
Maxhera ka përgëzuar alpinistët për përgatitjen e lartë që kanë treguar gjatë ngjitjes në majë shumë të vështirë të Kilimanxharos. Maxhera tha se kjo është një parapërgatitje për të pushtuar edhe majën më të lartë të Himalajes.
Sipas tij, nuk dihet se kur do të jenë pjesëmarrës në pushtimin e majës së Himalajesë, por është krenarë që arritën në Kilimanxharo me shumë sukses. Alpinistët tanë janë krenarë që pushtuan majën e Kilimanxharos dhe tash premtojnë suksese të reja.









