Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso, ish-dy herë kampioni i botës në Formula 1, vlen një mal me para dhe këtë e ka vërtetuar edhe sigurimi që ai u ka bërë dy gishtave të mëdhenj të duarve të tij.
“Këto gishta nuk janë vetëm të rëndësishëm për garat por janë edhe shenjë sigurie”, shkruan sponsori Banco Santander që shton se polica e sigurimit është plot 10 milionë euro. Sigurimi i trupit nuk është një risi për botën e sportit. Shembulli më ideal është David Beckham që ka siguruar trupin e tij për 150 milionë dollarë.









