Home » Formula 1 » Alonso triumfoi në garën e Bahreinit

Alonso triumfoi në garën e Bahreinit

Piloti spanjoll ka shkëlqyer në garën e parë të botërorit të Formula 1 për këtë sezon, në garën për Shpërblimin e Madh të Bahrejn.

Fernando Alonso ka debutuar në mënyrën të më mirë të mundshme në ekipin e tij të ri Ferrari. Piloti spanjoll ka shkëlqyer në garën e parë të botërorit të Formula 1 për këtë sezon, në garën për Shpërblimin e Madh të Bahrejn, që u mbajt të dielën në mesditë.

Ai e mbylli garën për kohën 1:39:20.396, ndërsa prapa Alonsos u rendit Felipe Massa (16.099), që së bashku ia sollën suksesin e parë skuterisë Ferrari. Alonso ish dy herë kampionit të botës ka lënë pas gjithë kundërshtarët. Fernando Alonso me vozitjen e tij kënaqi të gjithë të pranishmit në Bahrejni, të cilin kishin krijuar një atmosferë madhështore.

Një garë e fortë, interesante dhe që gjatë do të mbahet mend. Edhe garues të tjerë dëshmuan rivalitet të madh në shteg, saqë deri në fund vështirë ka qenë të dihet pozitat e secilit garues. Vendi i tretë i takoi Lewis Hamilton nga McLaren, kurse legjenda e këtij sporti, gjermani Michael Schumacher (Mercedes) u desh të kënaqej me pozitën e gjashtë. Shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, ishte i pesti.

Kurse, protagonist i kësaj gare ishte gjermani tjetër Sebastian Vettel, që udhëhoqi 34 xhiro, por në fund i humbi tri pozita dhe përfundoi i katërti.

Renditja

1. Fernando Alonso (Spanja), Ferrari 1:39:20.396

2. Felipe Massa (Brazili), Ferrari 0:16.099

3. Lewis Hamilton (Britania e Madhe), McLaren-Mercedes 0:23.182

4. Sebastian Vettel (Gjermania), Red Bull-Renault 0:38.799

5. Nico Rosberg (Gjermania), Mercedes 0:40.213

6. Michael Schumacher (Gjermania), Mercedes 0:44.163

7. Jenson Button (Britania e Madhe), McLaren-Mercedes 0:45.280

8. Mark Webber (Austria), Red Bull-Renault 0:46.360

9. Vinantonio Liuzzi (Italia), Force India 0:53.008

10. Rubens Barrichello (Brazili), Williams 1:02.400

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni