Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, nuk dëshiron të dorëzohet në luftën për titull të kampionit të Formula 1, përkundër faktit se është i katërti në renditjen e ngasësve.
Alonso që u largua para kohe nga pista në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, është 41 pikë prapa Lewis Hamiltonit të McLarenit, i cili është në krye të luftës për titull, gjashtë gara pa përfunduar sezoni.
“Unë jam i bindur se kam gjasa. Janë edhe 150 pikë për t’u marrë, të cilat do të jenë të mjaftueshme për të ndryshuar situatën. Ne duhet të mbesim të qetë, të përqëndrohemi dhe të tentojmë ta bëjmë diferencën”, theksoi Alonso.









