“Kjo është 100 për qind skuadra ime e fundit. Vij më shumë i përgatitur seç isha kur shkova tek Renault”. Kështu është shprehur piloti i Ferrarit, Fernando Alonso.
“Jam i gatshëm për këtë sfidë të madhe, Ferrari është e njohur në të gjithë botën dhe duhet të fitojmë”, shtoi ai.
Më pas piloti spanjoll ka folur për zgjedhjen e Michael Schumacher. “Nëse ka marrë këtë vendim është sepse ndihet gati. Unë jam i kënaqur, për Formula 1 është diçka pozitive. Kthimi i Schumi bën vetëm mirë”.









