Piloti spanjoll, Fernando Alonso, ka shprehur rezerva për punën e skuadrës në makinën e kuqe, duke i cilësuar të pamjaftueshme ndërhyrjet e deritanishme.
“Me përjashtim të sistemit F-Duct, që nuk ka sjellë ndonjë përfitim të madh, nuk është përgatitur asgjë e re. Makina F10 nuk është ndryshuar që nga gara e Kinës. Përveç garës së Bahreinit, gjithmonë kemi garuar në mbrojtje, pa qenë në gjendje të sulmojmë”, tha Alonso.
Ai shtoi: “Shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë në Valencia dhe makina të jetë në gjendje të mirë. Po ecim përpara me projektin tonë, duke e pasur të qartë se diferenca mes nesh, Red Bullit dhe Meklarenit, është shumë e madhe”, tha Alonso.









