Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso, ka akuzuar rivalët e tij duke thënë se ata nuk kanë nevojë të ‘nxehen’ pas komenteve të bëra pas garës hapëse të fituar nga Alonso, në Bahrein.
“Unë mendoj se shumë prej nesh kemi dhënë komente ‘të nxehta’ menjëherë pas garës në Bahrein. Është ende herët të flasim për ndryshime në rregulla”, tha Alonso.
Rimbushja e plotë e karburantit është ndaluar për herë të parë në vitin 1993, që do të thotë se ngasësit duhet t’i kenë bolidët e tyre të plotë me karburant në fillim të garës.









