Home » Volejboll » AKPA Te Luzha dhe Tr.g, Prishtina – afër finales

AKPA Te Luzha dhe Tr.g, Prishtina – afër finales

Volejbollistët e AKPA Te Luzha nga Ferizaj dhe Trasing Group Prishtina janë afër finales së Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

AKPA Te Luzha edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-offit pret fitore kundër Therandës. Ndeshjen e parë ferizajasit e fituan me rezultat 3:0, ndërsa takimi i dytë luhet të enjten në orën 20.00 në palestrën e sportit në Therandë.

Të mërkurën takohen Drenica R& Rukolli – Trasing Group Prishtina, ndeshje e cila zhvillohet në palestrën e sportit në Vushtrri, me fillim në orën 17.00. Prishtinasit fituan përballjen e parë me rezultat 3:0, kësisoj presin fitore edhe në takimin e radhës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni