Home » Kampionati Italian » Agjenti i Podolskit në bisedime me Romën

Agjenti i Podolskit në bisedime me Romën

Roma është e interesuar për transferimin e Lukas Podolski nga Koelni gjatë afatit kalimtar veror- bën të ditur agjenti i lojtarit, Riccardo Sarti.

Sarti ka thënë për La Signora In Giallorosso se së shpejti do të takohet me drejtorin sportiv të ekipit kryeqytetas, Walter Sabatini, për të diskutuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit.

“Lukas dëshiron të provojë një eksperiencë të re. Ai do të ishte një përforcim ideal për Romën. Është i shpejtë, preciz dhe i shkëlqyer teknikisht”.

“Giallorossët padyshim që e pëlqejnë atë dhe për këtë arsye së shpejti do të takohem me Walter Sabatinin”, ka thënë agjenti.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni