Home » Boks » Afër pranimit në EBU

Afër pranimit në EBU

Versioni më i madh boksit profesionist në Evropë, EBU “European Boxing Union” i ka dërguar, FboxProfK – Federatës Profesioniste të boksit të Kosovës, një letër ku e falënderojnë për aplikim në institucionin më të madh të boksit në Evropë.

Në letër të shkruar nga EBU, thuhet: “Ne kemi pranuar të gjitha dokumentet që i keni sjellë, me gjithë aplikimin tuaj për anëtarësim në EBU. Ne do ta qesim në mbledhjen tonë gjenerale, ku do ta kemi agjendë të ditës në muajin qershor në Madrid.

Ne do t’ju njoftojë për vendimin tonë menjëherë pas takimit” shkruante sekretarja gjenerale Enza Merchione Icoponi. Ky është një hap i rëndësishëm ku boksi i Kosovës është vetëm një hap afër anëtarësimit në EBU me të gjitha drejtat e boksit ndërkombëtare që gëzojnë edhe shtete e tjera evropiane. FboxProfK – Federata e Boksit Profesionist e Kosovës, ka marr mbështetje nga përfaqësuesi italiani, Lauro Augusta dhe austriaku Welibad Palatini për mbështetje dhe lobim për federatën tone të sapo formuar në muajin janar. Versioni i EBU-së i ka dhënë shenjë që të vazhdojë aktivitetin deri në muajin qershor.

Sipas miqve të FboxProfK, kjo në muajin qershor do të pranohet me të gjitha mekanizmat e boksit evropianë. “Me mund shumë të madh dhe me një lobim të fortë nëpërmjet miqve tanë, jashtë vendit po arrijmë që pas një muaj e gjysmë ta fusim boksin e Kosovës në rend të ditë” tha menaxheri gjeneral, Nexhmedin Zeka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni