Home » Kampionati Italian » Adriano nënshkruan kontratë tre vjeçare me Romën

Adriano nënshkruan kontratë tre vjeçare me Romën

Futbollisti Brazilian, Adriano, është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra e Romës.

Sulmuesi brazilian kampionatin e fundit ka luajtur në radhët e skuadrës së Flamengos nga Brazili, por tashmë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin romak. Mbi pesë mijë shikues ishin të pranishëm në çastin e prezantimit të Adrianos, i cili do të bart në shpinë numrin 8.

“Është një emocion i veçantë të prezantoj një kampion të madh. Investimi tek ai është një siguri për ne”, tha presidentja Rosela Sensi, ndërkohë që i dorëzoi brazilianit fanellën me numrin 8.

“Ndiej shumë përgjegjësi, por jam vërtet shumë i lumtur që ndodhem këtu. Tani jam më i pjekur”, tha Adriano. “Më bëhet qejfi për pritjen që më bëtë. Jam i bindur se do të zhvillojmë një kampionat fantastik, duke filluar që me ndeshjen e parë kundër interit. Mund të arrijmë shumë lart. E pranova marrëveshjen me Romën pa asnjë mëdyshje dhe mendoj të bëj vetëm punën time. Dua të tregoj që jam pjekur. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por dua t’i tregoj vlerat në fushë”, tha Adriano.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni