Home » Kampionati Spanjoll » Abidal do të luajë kundër Realit

Abidal do të luajë kundër Realit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka emëruar Eric Abidal në ekipin e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit.

Abidal nuk ka luajtur që nga mesi i muajit mars kur zbuloi se ka tumor në mëlçi. Abidal iu nënshtrua një operimi tre-orësh për të larguar tumorin më 17 mars dhe nuk ishte e ditur se sa gjatë francezi do të ishte jashtë fushe.

Të hënën atij i është dhënë dritë e gjelbër nga mjekët e Barcelonës për t’u kthyer, siç i është dhënë edhe spanjollit Andres Iniesta.

Iniesta u detyra të qëndrojë jashtë ndeshjes së parë të cilën Barca e fitoi me 2-0, për shkak të një lëndimi të lehtë.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni