Futbollisti shqiptar nga Prizreni, Almen Abdi, për mrekulli ka debutuar me skuadrën e elitës franceze, Le Mans, duke u kualifikuar në tetën e finales së kupës së Francës.
Le Mans shënoi fitore 1:0 kundër skuadrës së Valenciennesit. Abdi ka qenë më i miri në fushë, ka pasur disa goditje të rrezikshme për rivalin, por edhe disa harkime fenomenale. Goli i fitores së madhe ka rënë nëpërmjet Abdi, i cili nga gjuajtja e lirë afër mesit të fushës ka dërguar një top në 16-të dhe për mrekulli me kokë ka shënuar gol futbollisti Le Tallec pikërisht në minutën e 23-të.
Ish-futbollisti i Zurichut, Abdi, luajti 73 minuta dhe është vlerësuar futbollisti më i mirë i ndeshjes. /botasot









