Home » Kampionati Francez » Abdi 6 minuta, Le Mansi fundoset

Abdi 6 minuta, Le Mansi fundoset

Skuadra e Le Mansit pak ose kurrfarë gjasa nuk ka që të shpëtoi nga rënia prej lige me humbjen e radhës, kësaj here si udhëtues me rezultat nga Auxerre, në ndeshjen e javës së 29-të të Kampionatit të Francës në futboll.

Shqiptari Almen Abdi është aktivizuar në minutën e 84-të të takimit në vend të Thomasit, por pa sukses që të bëjnë më shumë për barazimin e këtij rezultatit. Abdi siç dihet nga kampionati i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së njohur italiane, Udinese, megjithatë me Le Mansin kanë pritur të kenë paraqitje shumë më të mirë, por jo të vazhdojnë me rezultate të dobëta. Auxerre shënoi fitore me rezultat 2:1 dhe merr kreun e tabelës me 55 pikë të tubuara.

Kjo ndeshje ka pasur një përfundim dramatik. Jelen në minutën e 25-të shënoi për rezultatin 1:0, ndërsa barazoi 1:1 Helstad 1:1 pikërisht në minutën e 91-të. Kur pritej ndeshja të përfundoi baras, papritur ka shënuar futbollisti Pedretti në minutën e 92-të për fitoren 2:1.

Grenoble para shikuesve të vet barazoi 0:0 me Monacon , ndërsa Nice falë golit të Remyt në minutën e 79-të mposhti me shifra 1:0 Paris Saint-Germainin. Edhe dy ndeshje kanë përfunduar me rezultat baras 0:0, ajo në mes Saint-Etienne-Nancy dhe Lens – Sochaux.

Rezultatet

Lens – Sochaux 0:0

Rennes – Toulouse 4:1

Nice – PSG 1:0

St. Etienne – Nancy 0:0

Grenoble – Monaco 0:0

Boulogne – Lorient 2:0

Auxerre – Le Mans 2:1

Tabela

.

1. Auxerre 29 16 7 6 30:24 55

2. Bordeaux 27 16 5 6 43:22 53

3. Montpellier 28 16 5 7 38:29 53

4. Lille 28 15 6 7 51:28 51

5. Lyon 28 14 9 5 46:29 51

6. Marseille 27 14 8 5 48:29 50

7. Rennes 29 13 7 9 42:28 46

8. Monaco 29 13 5 11 32:33 44

9. Lorient 29 12 7 10 40:31 43

10. Valenciennes 28 12 5 11 39:39 41

11. Toulouse 29 10 8 11 29:26 38

12. PSG 29 10 7 12 39:33 37

13. Sochaux 28 10 6 12 23:35 36

14. Nancy 29 10 6 13 33:42 36

15. Lens 29 9 8 12 26:32 35

16. Nice 29 9 5 15 29:45 32

17. St. Etienne 29 7 8 14 20:34 29

18. Boulogne 29 5 8 16 22:47 23

19. Le Mans 28 5 6 17 25:43 21

20. Grenoble 29 3 6 20 20:46 15

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni