Home » Kampionati Kosovar » Abazi: Sa e di unë nuk i ka pasur tre kartonë të verdhë Çerkini

Abazi: Sa e di unë nuk i ka pasur tre kartonë të verdhë Çerkini

Kryetrajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, në qetësi e ka pritur lajmin se KF Prishtina është ankuar se Burim Çerkini ka luajtur me tre kartonë të verdhë.

“Sa e di unë nuk i ka pasur tre kartonë të verdhë Çerkini. Ka mbetur që të verifikohet nga drejtuesit e klubit tonë se kishte apo jo tre kartonë të verdhë. Nuk di çka të them njëherë pa u verifikuar gjërat. Është e mundshme të jetë bërë ndonjë gabim teknik ose është regjistruar ndonjë karton më tepër te kapiteni Çerkini. Në rast se verifikohet se i ka pasur tre kartonë të verdhë, atëherë gabimin duhet pranuar dhe natyrisht se humbim pikën që e fituam në fushë”, tha Abazi.

Ferizaj renditet në vendin e 9-të me 31 pikë .

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni