Ferizaj në hapje të stinorit pranveror në Raiffeisen Superligën në futboll pësoi humbje në shtëpi 1:3 nga Trepça.
Arsim Abazi, kryetrajner i Ferizajt, tha se nuk bëhet fjalë për krizë, por në fillim mund të ndodhin rezultatet e papritura. “Nuk shoh krizë të lojës në klub. Humbja në start të edicionit pranveror mund t’i ndodh çdo klubit.
Ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe të shohim pastaj. Nuk mund të them se nuk jemi të rrezikuar për rënie nga liga, por nuk jemi edhe aq keq në tabelë.
Në ndeshjen e parë të pranverës ka qenë vështirë të bëhet edhe analiza e lojës sepse fusha ka qenë me ujë e me baltë. Prandaj, duhet të presim ndeshjet e radhës dhe besoj se Ferizaj do të dëshmojë lojën e vërtetë”, tha Abazi. /botasot









