Skuadra e futbollit Ferizaj në ndeshjen e javës së fundit shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Gjilanit dhe kësisoj siguroi mbetjen në Raiffeisen Superligë.
Arsim Abazi, kryetrajner mënjeherë pas ndeshjes ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit ferizajas. Abazi me punën e tij që bëri së bashku me futbollistët me gjithë ato vështirësi që hasën siguruan mbetjen në ligë. Abazi ndahet me Ferizajn në mënyrë më të mirë, duke i lënë në shoqërinë elite.









