Kryetrajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, ka thënë se në Kastriot shkojnë të dëshmojnë lojë të mirë dhe të nxjerrin mos fitore të paktën një barazim me KEK-un.
Sipas Abazit, barazimit do të kishte vlerat sikurse të fitores, pasi që siguron vendin e gjashtë në tabelë.
“Është ndeshje më rëndësi të veçantë, pasi që të dyja skuadrave iu duhen pikët. KEK-u i duhet fitorja, ndërsa skuadrës sonë edhe barazimi i kryen punë të madhe që e renditet në gjashtëshin e parë, që vërtetë do të jetë sukses i madh për ne. Në këtë ndeshje do të paraqitem pa Burim Çerkinin e Kastriot Rexhepin, të cilët do të jenë një hendikep i theksuar”, tha Abazi.









