Home » Hendboll » A po ik Kabashi prej Prishtinës?

A po ik Kabashi prej Prishtinës?

Burimet shumë të sigurta bëjnë të ditur se Taib Kabashi tash e sa ditë është në negociata me klubin e hendbollit Trepça nga Mitrovica.

Kabashi shqyrton mundësinë pas dy vjetësh të rikthehet në Trepçës si kryetrajner. Gjasat janë të mëdha që Kabashi të pranojë postin në Trepçë. Taib Kabashi tha se është e vërtet se Trepça ka shprehur interesim të rikthejë si trajner, por asgjë nuk ka përfundimtare. Po cilat janë arsyet e rikthimit të tij në klubin e Trepçës?

“Dëshira është e gjithë qytetit, klubit, në fakt është edhe 60 vjetori i klubit Trepça”, tha Kabashi.

Në klubin prishtinas dihet se i kanë disa paga borxh hendbollistëve dhe vetë Kabashit. Mirëpo, Kabashi nuk dëshiron të flasë në këtë drejtim, por thotë se do të ulet me kryesi dhe do të bisedojë për të gjitha gjërat.

“Sigurisht se do të ulem me kryesinë e Prishtinës dhe do të bisedojmë për të gjitha. Natyrisht se kërkojë kushte më të mirë dhe nuk është edhe gjithçka paraja. Do të bisedohet që të më sillet një ndihmëstrajner, po ashtu të kemi përforcime me hendbollistë të rinj si dhe për çështje të tjera. Assesi nuk do të braktisi Prishtinën pa paralajmërim dhe pa u marrë vesh mirë e mirë me drejtuesit e kësaj skuadre. Nuk do të lë në baltë Prishtinën, por do të mundohem deri në ditën e fundit ta ndihmojë”, tha Kabashi.

Burime bëjnë të ditur se Kabashi me Trepçën janë shumë afër marrëveshjes, megjithëse Kabashi nuk e pranon një fakt të tillë. Ai thotë se janë në bisedime, por jo edhe afër marrëveshjes. Kabashi që dy vjet është në krye të Prishtinës, me të cilën një herë është kampion, pastaj nënkampion i Kosovës dhe finalist i kupës së Kosovës.

“Me Prishtinën në dy vitet e fundit me lidhin shumë kujtime të mira dhe jam i interesuar të vazhdojë po qese ka kushte. Prishtina ka skuadrën më të re të hendbollistëve dhe më pak punë do të bëhet superfuqi e hendbollit të Kosovës”, tha Kabashi.

Prishtina edicionin e kaluar e përfundoi në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit dhe ishte në finale të kupës. Bardhëkaltrit kanë qenë klubi më i ri në ligë dhe që kanë befasuar të gjithë për të mirë si me lojë po ashtu edhe me organizim shembullorë. Duket se Prishtina ka krizë, por nuk e shprehin edhe hapur në opinion. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni