Home » Kampionati Kosovar » A ka pasur krizë të lojës?

A ka pasur krizë të lojës?

Skuadra me traditë të futbollit, Liria nga Prizreni, në dy javët e para të stinorit pranveror në Raiffeisen Superligë nuk ka dëshmuar lojën e pritur.

Dashamirët e këtij sporti kanë pritur lojë më të mirë dhe efektive të prizrenasve, por kjo nuk ndodhi. Një fitore dhe një humbje në hapje të stinorit pranveror, pak a shumë janë shqetësuese për dashamirët e Lirisë, por jo edhe për kapitenin e skuadrës, Fitim Krushën.

Liria shënoi fitore në Prizren 1:0 kundër Ferizajt dhe pësoi humbje me të njëjtin rezultat në Vushtrri nga Kosova. Krusha tha se nuk ka pasur krizë të lojës, por sipas tij, nganjëherë edhe kur luan mirë mundësh të humbësh apo edhe rastet të mos realizohen.

“Humbja në ndeshjen e parë që kemi pësuar në Vushtrri nga Kosova mund të them deri diku ka ndikuar edhe fusha e papërshtatshme, megjithatë kjo nuk është e justifikueshme. Pastaj në Prizren me Ferizajn luajtëm shumë mirë, krijuam dy-tri raste të volitshme shënimi qysh në pjesën e parë, por nganjëherë edhe nuk e do. Kështu që, në Liri nuk ka krizë të lojës, por si shumë skuadrave të tjera edhe neve na ndodh që mos të kemi ditën”, theksoi Krusha.

Ai shtoi: “Liria askush nuk mund të thotë se s’ka pasur pranverë të mirë. Liria për kupë e ka eliminuar Hysin, skuadër e cila është kandidate kryesore për titullin e kampionit. Arritëm të jemi në gjysmëfinale të kupës dhe jemi kandidatë për këtë trofe. E mira është në klubin tonë se nuk kemi hyrë me çdo kusht të fitojmë trofe, por nëse e meritojmë pse edhe mos të stolisem me kupën e Kosovës”.

Krusha tha se në fundjavë do të shihni vlerat reale të lojës së Lirisë. “Përderisa në dy ndeshjet e para nuk i ka shkuar Lirisë, tashmë do të shihni lojën e mirëfilltë të skuadrës sonë në Kastriot kundër KEK-ut. Liria nuk është e dobët, por ka skuadrën më të mirë në ligë dhe me futbollistë të dëshmuar e më përvojë. Liria do të jetë njëra prej skuadrave që do të mrekulloi me lojë dhe do të dëshmojnë traditën e saj të gjatë të futbollit që ka.

Synimi yni është që të ngjitem sa më lartë në renditjen e tabelës dhe nuk do të thotë të kemi mendjen vetëm të titulli, por të bëjmë lojë të bukur dhe t’i kënaqemi edhe dashamirët e kësaj loje. Fundja gabimet që janë shfaqur në dy ndeshjet e para mendoj se ia kemi dalë t’i evitojmë”, theksoi Krusha. Liria zë vendin e gjashtë me 28 pikë të tubuara. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni