Home » Skijim » A do të mbahet Kampionati i Kosovës në ski?

A do të mbahet Kampionati i Kosovës në ski?

Nuk mbahet mend pas luftës e këndej se skiatorëve aq keq iu ka mbajtur moti për zhvillimin e garave të skive pavarësisht se në çfarë niveli do t’i zhvillonin ato të kupave apo të kampionatit.

Shumica e garave të skijimit ishin paraparë të mbahen gjatë muajt janar, por edhe në shkurt, por fatkeqësisht mungesa e borës ka detyruar zyrtarët e Federatës së Skive të Kosovës deshën apo nuk deshën t’i shtyjnë për kohë të pacaktuar shumicën e garave.

Shtyrje pas shtyrjes, por borë assesi. Bie borë disa herë, por jo në atë masën që mund të zhvillohen garat e parapara qoftë në Qendrën e Skive në Brezovicë, në Bogë të Rugovës apo edhe në Shalë të Bajgorës.

Është hera e parë që rrezikohet të mos zhvillohet fare Kampionati i Kosovës për të gjitha kategoritë në ski. Emin Dushullovci, zyrtar në Federatën e Skive të Kosovës ende është duke parë një fije shprese që të mbahet kampionati.

Ai ka drejtuar sytë për javën e ardhshme që të bëjnë diçka në Brezovicë, megjithëse informacionet e fundit nuk janë të mira sepse bora nuk është edhe aq adekuate për mbajtjen e garave.

“Nuk ka përfundimtare asgjë. Shpresojmë se në fund të javës së ardhshme të zhvillojmë Kampionatin e Kosovës në ski për të gjitha kategoritë në Brezovicë.

Sa kam informacione, ka borë të mjaftueshme për t’u zhvilluar kampionati, por në rast se ndodh nxehet koha dhe s’ka borë të mjaftueshme, atëherë mund të ngjajë që për sivjet do të merr fund”, theksoi mes të tjera Dushullovci.

Ndërkaq, trajneri i Alpit, njëherësh përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, Agim Pupovci, pothuajse ka përjashtuar çdo mundësi të mbajtjes së kampionatit.

“Bora e tashme është shumë e rrezikshme dhe mund të lëndojë skiatorët. Pa u konsultuar me prindërit e skiatorëve as që guxojmë t’i shtyjmë të garojnë garuesit. Sado le të ketë borë, kjo e tashmja nuk është e mirë. Fatkeqësisht gjatë janarit nuk pati borë dhe kjo ka bërë që garat të shtyhen shumë herë.

Prandaj, sikur sivjet nuk mbaj mend që ka munguar aq shumë bora dhe e ka bërë të veten”, tha Pupovci. Federata e Skive të Kosovës sivjet ka organizuar dy-tri gara dhe hiq më shumë për shkak të vështirësive që ka hasur në mungesë të borës.

Në fundjavë do të shihet se a do të ketë kushte apo jo që të zhvillohet kampionati, apo do të mbetët pa u realizuar gjithnjë për shkak mos rënies së borës!

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni