Home » Liga e Kampionëve » A do të jetë Lyoni “macja e zezë” për Bayernin?

A do të jetë Lyoni “macja e zezë” për Bayernin?

Skuadra e futbollit Bayerni nga Munich-u para adhuruesve të vet takohet me Lyonin, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Ballafaqimi zhvillohet të mërkurën mbrëma, në orën 20.45 dhe që pritet me kureshtje të madhe nga adhuruesit e futbollit. Bayerni që në çerekfinale pati eliminuar gjigantin e futbollit anglez, Manchester Unitedin, tashmë kërkon ta heq qafesh edhe Lyonin dhe të futet në finalen e madhe. Bayerni nga shumë njohës të këtij sporti hiqet si favorit, por kjo më shumë mund të jetë në letër.

Lyoni në çerekfinale ka eliminuar skuadrën e Bordeaux-it dhe kësaj here mëton ta rrëzojë edhe Bayernin. Lyoni njihet si njëra prej skuadrave që ka shpirt të lojës së shpejtë dhe që shumë herë skuadrat e mëdhenj i befason për të mirë. Duhet theksuar se në tetën e finales së Champions League pati rrëzuar Realin e Madridit.

Në fakt, statistikat flasin për një rivalitet të madh që kanë dëshmuar sa herë janë takuar mes vete Bayerni dhe Lyoni, por nga bastet favorizohet së tepërmi skuadra bavareze. Nga gjashtë përballje këto skuadra mes vete numrin e fitoreve, të barazimeve dhe humbjeve e kanë baras. Bayerni ka shënuar dy fitore, po aq edhe Lyoni dhe dy herë kanë luajtur baras.

Gol-dallimi për gjashtë ndeshje është 9:7 në favor të Lyonit. Te dyja skuadrat mëtojnë finalen e madhe të Champions League, por cila do të arrijë, më së miri do të shihet pas ndeshjes së kthimit që zhvillohet në Lyon të Francës. Me një fjalë, a do të jetë Lyoni ‘macja e zezë” për Bayernin siç ishte edhe për Realin, mbetet të shihet.

Takimet e ndërsjella

2008

10 dhjetor: Lyon-Bayern 2:3

30 shtator: Bayern-Lyon 1:1

2003

5 nëntor: Bayern-Lyon 1:2

21 tetor: Lyon-Bayern 1:1

2001

6 mars: Lyon-Bayern 3:0

22 nëntor: Bayern-Lyon 1:0

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni