Home » Volejboll » A do ta kremtojnë titullin në Ferizaj?

A do ta kremtojnë titullin në Ferizaj?

Ndeshja e dytë finale e play-offit të Superligës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave në mes Kastriotit të Ferizajt dhe Universitetit të Prishtinës, do të zhvillohet të enjten mbrëma me fillim në orën 20.00, në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj.

Volejbollistet e Universitetit janë duke udhëhequr me rezultat 1:0 në epërsi me fitore dhe vetëm edhe një fitore i ndanë nga titulli i parë në historikun e tyre. Vashat universitare ndeshjen e parë e fituan në tajbrek me rezultat 3:2 ndaj Kastriotit.

Te dyja skuadrat në radhët e veta kanë volejbolliste cilësore dhe premtojnë paraqitje të mirë në ndeshjen e dytë finale. Kryetrajneri i ferizajasve, Abedin Ibrahimi, është optimist se në ndeshjen e dytë Kastriotit do të ia dalë që të shënojë fitore dhe të barazojë shifrat 1:1 në fitore. Ai është i bindur se skuadra e tij po këndellet dhe po e merr veten, duke e cilësuar se ndeshjen e parë në Prishtinë më shumë kanë humbur në saje të fatit sportiv.

Kastrioti më shumë është i përqendruar në volejbollistet më përvojë si Vildane Jashari, Ivanovën, Arbenita Ymeri etj. Universiteti ka skuadrën më të mirë këtë vit në krye me Shemsije Asllanajn, por edhe nga volejbollistet të tjera. Njëra prej volejbollisteve më me përvojë, Ganimete Gërbovci, beson se titullin do të festojnë në qytetin e Ferizajt.

“Universiteti i ka të gjitha mundësitë për fitore. Kemi skuadër më cilësore, më të organizuar dhe në çdo repart jemi më të mira. Ferizajaset më shumë përqendrohen në dy volejbolliste më përvojë, ndërsa të tjerat janë të cilësisë mesatare dhe pa ndonjë përvojë. Në Ferizaj shkojmë pa ngarkesë për faktin se e kemi epërsinë 1:0 në fitore dhe besoj se do të kryejmë edhe këtë ndeshje në favor tonin. Presim lojë të rivalitet të madh si zakonisht që dëshmojnë këto skuadra mes vete”, ka thënë Gërbovci.

KV Kastrioti mëton që të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Universiteti që të fitojë për herë të parë këtë trofe. “Universitaret” janë klub i ri, qe tre vjet janë themeluar. Trajneri Bahri Gjinovci (Universiteti) thotë se ky do të ishte suksesi më i madh për një klub që brenda një periudhe trevjeçare të ekzistimit të stoliset me dy trofe: kupën dhe titullin e kampionit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni